Një person në Gjilan arrestohet për detyrim
Një person në Gjilan është arestuar për detyrim, pasi i ka marrë një personi tjetër 118 mijë franga zvicerane, kinse në emër të një obligimi për paga të punëtorëve.
Gjilan 05.07.2021 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte detyruar viktimën mashkull kosovar, që të i jap 118 mijë franga zvicerane me arsyetimin që ai (i dyshuari) i kishte kryer disa pagesa të punëtorëve që kanë qenë obligim i viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet ne njoftimin e policise. (foto arkiv)

