Një person në Gjilan gjendet i vdekur në rrugë

Një person në Gjilan është gjetur në rrugë pa shenja. Rasti po hetohet nga policia si vdekje e dyshimtë.

Rr. Xhemë Topalla, Gjilan 04.03.2022 – 06:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.