Një person në Gjilan ka grabitur 500 euro në një market, rasti në hetime

Policia bën të ditur se dje një person në Gjilan ka grabitur 500 euro nga arka e një marketi dhe është larguar.

Njoftimi:

GRABITJE

Rr. Mulla Idrizi, Gjilan /11.09.2024 – 22:47. Është raportuar se një person i dyshuar përmes kanosjes kishte grabitur nga arka e një marketi 400-500 € para dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në proces hetimor.