Një person në Kamenicë lëndohet në vendin e punës dhe nuk mbijeton

Një person në Kamenicē është sjellë pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, pasi ishte lënduar në vendin e punës, njofton policia.

Mjeku ka konstatuar se viktima nuk kishte shenja jete.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në IML në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i policisë;

RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Koretin, Kamenicë 08.04.2023 – 13:00. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është transferuar në Spitalin e Gjilanit, dhe sipas mjekut, i njëjti është pa shenja jete. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në IML në Prishtinë.