Një person në Shtime humb jetën nga rrokullisja e traktorit

Një person në Shtime ka gjetur vdekjen si pasojë e rrokullisjes së traktorit. Ai është dërguar për trajtim në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë deri atje.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar në rrethana deri tani të panjohura, derisa ishte duke lëvizur me traktor, është rrokullisur duke pësuar kështu lëndime trupore, me ç’rast ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku dhe është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./mediafokus.info