Një person në Viti dërgohet pa shenja jete te mjeku
Një person në Viti është dërguar pa shenja jete te mjeku. Rasti po hetohet nga policia.
Viti 15.12.2022 – 13:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar te mjeku pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në qendrën emergjente në Gjilan. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

