Një person nga Hajvalia dërgohet pa shenja jete në QKUK 

Të shtunën është dërguar pa shenja jete në QKUK një person nga Hajvalia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Hajvali, Prishtinë 24.06.2023 – 18:30. Nga QKUK është raportuar se aty është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.