Një person përfundon në spital nga lëndimet në vendin e punës
Një person në Malishevë ka përfunduar në spital nga lëndimet që i ka marrë në vendin e punës. Rasti është cilësuar ‘rrezikim në vendin e punës’.
Fsh. Astrazub, Malishevë 16.03.2021-14:30. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë pasi që, dyshohet se i njëjti ka pësuar lëndime në vendin e punës, gjatë ndërrimit të pjesëve në makineritë në vend punishte. Viktima pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar.

