Një person shkelet nga vetura te Ministria e Arsimit
Një aksident i rëndë ka ndodhur tek Ministria e Arsimit në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes shihet trupi i personit, që sipas burimeve jozyrtare, ka vdekur, raporton Nacionale, por nuk eshte konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosoves.
Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, trupi është larguar nga zona ku ka ndodhur aksidenti.
Sipas raportimit, viktima dyshohet të jetë një djalë. Policia ende nuk ka kthyer përgjigje për ngjarjen.

