Një person sulm*ohet me thi*kë pas një mosmarrëveshje në komunikacion, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë për lëndim të lehtë trupor.

Siç ka bërë të ditur policia e Kosovës, i dyshuari pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën, i cili si pasojë e kësaj ka marr tretman mjekësor

Është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorë në rast, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka bërë të ditur policia.

“Prishtinë 08.12.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë e kësaj ka marr tretman mjekësor. Është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorë në rast, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.