Një person tenton vetëvrasjen duke marrë medikamente mjekësore
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore, transmeton Mediafokus.info.
Ngjarja ka ndodhur në dje rreth orës 03:35 në fshatin Semetishtë, të Suharekës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/

