Një person vret veten me armë

Një person ka bërë vetëvrasje duke e qëlluar veten me armë. Në QKUK është konstatuar vdekja e tij.

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 01.12.2021 – 17:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.