Një personi në Viti i konfiskohen 5 gjedha të kontrabanduar

Një person në Viti është ndaluar nën dyshimin për kontrabandë me kafshë. Sipas policisë, në automjetin e të dyshuarit janë gjetur pesë gjedhe pa dokumentacion përcjellës.

Kafshët janë dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Samakovë, Viti 26.04.2022 – 16:20. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në automjetin e tij kishte të ngarkuar pesë gjedhe, pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, automjeti dhe kafshët janë dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)