Një pjesë e Gjilanit përfshihet nga breshëri në orët e pasdites, nuk raportohen dëme

Një pjesë të Gjilanit është përfshirë sot pasdite nga një rrebesh shiu dhe breshëri, i cili vende-vende e ka zbardhur sipërfaqen e tokës.

Stuhia dhe rrebeshi nuk kanë zgjatur shumë, për fat dhe deri tani nuk janë raportuar dëme.

Shkarkimet atmosferike kanë prekur sidmos fshatin Livoç i Poshtëm, ku siç shihet në fotot e Mediafokus.info kanë bërë që disa automjete, përfshirë edhe mjete trasnporti të udhëtarëve, të ndalojnë përkohësisht qarkullimin.

Shiu dhe breshëri erdhi pas një peirudhe disa ditore të thatësisë në këtë pjesë./Mediafokus.info