Një pjesë e Kosovës është në “rrezik ekstrem” për t’u përballur me zjarre, sipas një programi parashikues evropian
Parashikimi i sotëm për zjarret sipas Sky News, e ka pozicionuar pjesën më të madhe të Evropës jugore në alarm të kuq, dhe në mesin e tyre figuron edhe Kosova, transmeton Telegrafi.
Sipas hartës, zonat me ngjyrë të gjelbër konsiderohen “me rrezik të ulët” derisa zonat me ngjyrë vjollcë të errët konsiderohen në “rrezik ekstrem”.

Në kuadër të kësaj harte, pjesa qendrore Kosovës është e pasqyruar me ngjyrë të kuqe dhe me ngjyrë vjollcë të errët, gjë që e vendosë atë në rrezik tejet të lartë të mundshëm për t’u përballur nga zjarret.
Në Greqi zjarret kanë kapluar ishujt e Rodosit, Korfuzit dhe Evias. Temperaturat pritet të rriten mbi 44 gradë Celsius në pjesë të vendit.
Ndërkaq në Itali, zjarret në Sicili dhe Pulia kanë detyruar evakuimin e mijëra njerëzve.

