Një pjesë të Evropës do ta ‘djeg’ dielli këtë verë
Temperaturat në Evropën Juglindore po arrijnë nivele ekstreme më herët se vitet e tjera.
Zyra Meteorologjike Greke thotë se tre rajone të vendit përjetuan temperatura mbi 39 gradë Celsius të martën, temperatura më e lartë e regjistruar në fillim të qershorit.
Autoriteti qipriot i motit lëshoi një paralajmërim ekstrem të nxehtësisë, me temperaturat në ishullin mesdhetar që priten të arrijnë 44 gradë Celsius në disa vende të martën dhe ditët në vijim.
”Temperaturat e larta janë një rrezik për shëndetin për të moshuarit dhe fëmijët”, theksoi ai duke u bërë thirrje njerëzve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve
Në përgjithësi, mjekët këshillojnë njerëzit të shmangin aktivitetet në natyrë gjatë ditës, të pinë shumë lëngje dhe të veshin veshje të lirshme dhe me ngjyra të çelura.

