Një prind arrestohet për ushtrim të dhunës ndaj vajzës

Një person në Prizren është arrestuar nga policia për dhunë ndaj vajzës së tij pas raportimit në polici të kësaj të fundit.

Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë ndaj saj duke e ofenduar me fjalë banale dhe kanosë anëtarët e familjes. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor i cili kishte qenë nën ndikim të alkoolit, me urdhër të prokurorit është mbajt në stacion policor derisa është këndellur, pastaj është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.