Një punëtor në Gazi Babë rrëzohet nga ndërtesa dhe humb jetën
Një punëtor i moshës 55-vjeçe ka vdekur, pasi është rrëzuar nga objekti ndërtimor ku ishte duke punuar në rajonin e Gazi Babës.
“Më 23 shtator të vitit 2021 në ora 16:39 në SPB Shkup nga Ndihma e shpejtë është denoncuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një ndërtesë në rajonin e Komunës së Gazi Babës, është rrëzuar punëtori M.C. (55) nga Shkupi, i cili ka vdekur në vendngjarje. Është kryer ekspertizë nga një ekip i SPB Shkup dhe inspektor i Inspektoratit Shtetëror të Punës, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik është dorëzuar në Institutin për mjekësi gjyqësore për autopsi”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. (foto arkiv)

