Një punëtor vdes në vendin e tij të punës në Fushë-Kosovë
Një person është rrëzuar derisa po kryente punime në Bresje të Fushë Kosovës dhe si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që ka marrë, ka vdekur.
Rasti në polici është hapur si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Njoftimi i plotë i policisë:
RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 19.11.2022 – 08:55. Raportohet se, deri sa ishin duke u kryer disa punime, dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar.

