Një qytetari i konfiskohen drutë e bungut
Një qytetari në Podujevë i janë konfiskuar drutë e bungut për djegje. Rasti është cilësuar ‘vjedhje pylli’.
Podujevë, 17.06.2021-21:20. Zyrtari i Agjensionit të pyjeve për mes telefonit kishte kërkuar asistencë në fshatin e lartcekur. Njësia policore i kishte asistuar dhe kishin ndal një kamionetë te ngarkuar me dru për djegie te llojit bungu. Personi është shoqëruar deri në Agjensionin e Pyjeve në Podujevë dhe i është konfiskuar sasia drunore. Personi dhe kamioneta janë liruar, thuhet në njoftimin e policisë.

