Një roje gjendet pa shenja jete në vendin e tij të punës
Një roje është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
“Prishtinë / 21.09.2024 – 19:15. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.

