Një rrugë në Gjilan mban emrin e saj, po kush ishte Kushe Mica
Një rrugë në qytetin e Gjilanit mban emrin e shkodranes Kushe Mica, në lagjen Arbëria.
Po kush ishte Kushe Mica, historinë e së cilës pak kush e di në Gjilan.
Kushe Mica ishte themeluesja e shkollës së parë për gratë dhe vajzat shqiptare.
Kusha u lind në Shkodër më 16 qershor 1832 dhe vdiq më 3 mars 1913.
Familja e saj, për arsye konflikti gjakmarrjeje, u zhvendosën në Shkodër nga Dukagjini.
Karrierën e mësueses ajo e filloi në moshën 27 vjeçare.
Kushe Mica ishte një grua e vetë-mësuar, e cila për dhjetë vite studioi me farmacistin venecian Shjor Marko Rebeskin.
Gjatë kësaj kohe ajo perfeksionoi gjuhët frënge dhe italiane.
Në 1859 ajo hapi shkollën e parë për gra në Shkodër, të quajtur Shkolla e Kushe Micës.
Shkolla u hap pavarësisht shumë pengesave të vendosura nga autoritetet turke; ceremonia e hapjes ishte e thjeshtë, por me një pjesëmarrje të mirë.
Shkolla mësonte shkrim, lexim, numra (aritmetike), vizatim, këngë (muzikë) dhe punë dore. Shkolla u mbyll në 1904, pas 45 viteve nga themelimi i saj.
Shkolla e Kushe Micës nuk arriti të behej e njohur si shkolla e parë shqipe për arsyen se programi arsimor nuk ishte i dokumentuar dhe Mica nuk ishte në nivelin e duhur arsimor./MediaFokus/

