Një rus gjendet i vdekur në banesë në Shëngjin
Një person është gjetur i vdekur në katin e pestë të një pallati në Shëngjin dhe raportohet se ai është një shtetas rus.
Sipas “BalkanWeb” bëhet fjalë për një 39-vjeçar me origjinë ruse, i identifikuar si Eduart Niksini, i cili është gjetur pa shenja jete nga kunati, i cili ka lajmëruar më pas dhe policinë.
Dyshimet e para të uniformave blu janë se 39-vjeçari ka ndërruar jetë nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave të tjera, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Megjithatë, hetimet mbi këtë rast po vijojnë. (foto arkiv)


 
 
						 
						