Një serb nga Shtërpca dorëzon në polici portofolin e gjetur në Ferizaj

Me datën 12.07.2024 rreth orës 19:00, një qytetar nga fshati Biti e Poshtme e Shtërpcës, G. Stankoviç, në parkingun e ‘’The Village-Shopping & Fun’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura dhe menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e ka dorëzuar në stacionin e Ferizajt.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, sot, datë 15.07.2024 pronarit i kthehen paratë, 350 franga, 65 euro, disa monedha metalike dhe letërnjoftimi i RKS-së.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin G. Stankoviç për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë, thuhet në njoftin.