Një serb vrau mbrëmë nënën, babanë dhe gjyshin

Një 21-vjeçar ka kryer një vrasje të trefishtë mbrëmë në Çaçak të Serbisë, duke ua marrë jetën nënës, babait dhe gjyshit, raportojnë mediat atje.

Tragjedia ka ndodhur në vendbanimin e Atenicës, ndërsa 21-vjeçar i dyshuar për vrasjen e nënës, babait dhe gjyshit të tij është arrestuar në vendbanimin Obrez, jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Fqinjët dhe qytetarët e Çaçakut janë të shokuar nga krimi në këtë rajon. Sipas raportimeve tragjedia familjare ka ndodhur mbrëmë mes orës 21:00 dhe 22:00.

21-vjeçari Ilija, siç mësohet, fillimisht ka ulur roletat e xhamave e më pas ka therur familjarët dhe pastaj është larguar nga shtëpia.

Vëllai i tij i gjeti tre anëtarët e familjes në gjendje të vdekur.