Një serbi në Partesh i gjenden disa armë dhe një sasi e municionit

Me datën 27.02.2024 Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në vazhdën e hetimit të rastit “Vjedhje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku dyshohet se ishin vjedhur 37 koshere me bletë, me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.V. (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar serb) nga Parteshi.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:

Një pushkë gjysmë automatike me bajonetë

Një pushkë gjysmë automatike pa bajonetë

Një pushkë ajrore

Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm

236 fishekë të cal 7.62×39

220 fishekë të kalibrit 7.09×15

Katër gëzhoja të cal 7.09×15

Gjashtë gëzhoja të cal 7.62×39.