Një shkollë e Gjilanit u dhuron biçikleta nxënësve të dalluar
Katër nxënës të dalluar të shkollës fillore “Vatra e Diturisë”, nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, janë shpërblyer me biçikleta, aktivitet ky i organizuar për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës.
Ideatori i këtij aktiviteti, profesori i historisë Zaim Zymberi, ka thënë se krejt kjo u bë me qëllim që nxënësit të motivohen për mësimnxënie.
Aktivitetin e kanë përshëndetur edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të kësaj komune, Shpresa Kurteshi Emini dhe drejtori i kësaj shkolle, Fadil Musliu./MediaFokus/

