Një shkollë në Prishtinë përfshihet nga zjarri
Një pjesë e shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë është kapluar nga flakët, por fatmirësisht zjarri është lokalizuar shpejt dhe nuk raportohet për ndonjë të lënduar, ka thënë për express zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

