Të dy shqiptarët janë të moshës 40-vjeçare dhe fqinj me njëri-tjetrin. Fillimisht mes të dyve kanë pasur një debat të fortë me fjalë. Por zërat janë nxehur aq shumë saqë kanë shkuar deri në përdorimin e thikës.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se njëri prej tyre po digjte disa shkurre në oborrin pranë shtëpisë, por tymi ka shkuar në shtëpinë e tjetrit. Ky i fundit është irrituar shumë nga ajo që ka ndodhur.

Ai i ka kërkuar që të fikte zjarrin. Por bashkatdhetari nuk ka reaguar. Si rezultat kanë përfunduar duke sharë njëri-tjetrin. Në fund ia lanë radhën veprimit.

Një prej tyre e goditi tjetrin me thikë në shpatull. Familjarët e të plagosurit lajmëruan menjëherë urgjencën. Ndërsa policia ndërhyri dhe arrestoi autorin. Ky i fundit akuzohet për tentativë vrasjeje.

Sa i përket të plagosurit, ai ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, pasi asnjë organ vital nuk iu prek nga goditja me thikë.

Mediat italiane nuk i kanë bërë të ditura emrat e shqiptarëve. (foto arkiv)