Një shtëpi përfshihet nga zjarri, brenda saj gjendet një femër në gjendje të rëndë
Në një shtëpi në Prishtinë e cila ishte përfshirë nga zjarri, është gjetur një femër në gjendje të rëndë shëndetësore.
Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve, gjendja e saj është kritike.
Rr. Rxhep Krasniqi, Prishtinë 13.01.2023 – 00:50. Është raportuar se një shtëpi është duke u djegur, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se aty ishte një person i gjinisë femërore i shtrirë në korridor i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike. Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet, thihet në njoftimin e policisë (foto ilustrim)

