Një shtetas gjerman gjendet pa ndjenja në një hotel në Gjakovë

Një shtetas gjerman është gjetur pa ndjenja në një dhomë hoteli në Gjakovë. Rasti është cilësuar ‘vetëvrasje në tentativë’.

Rr. Wesley Clark, Gjakovë,  04.03.2021 – 16:10. Dëshmitarja femër kosovare punëtore e një hoteli ka raportuar se një person në një nga dhomat e hotelit ishte pa ndjenja si dhe kishte shenja gjaku në gojë. Viktima mashkull  shtetas gjerman është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Sipas mjekut kujdestar, viktima kishte konsumuar alkool si dhe medikamente te llojeve te ndryshme dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurimi i të cilit vazhdon në spital, thuhet në njoftimin e policisë.