Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete
Rasti është raportuar në polici nga një qytetar.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një shtetas rreth 30 vjeç, dyshohet shtetas sirian.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi. (foto ilustrim)

