Një shtetas i Maqedonisë arrestohet në Kosovë për ‘vrasje në tentativë’

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Kosovë për ‘vrasje në tentativë’, shkruan Mediafokus.info.

Obiliq 29.12.2020-21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti kishte shkuar te shtëpia e viktimës mashkull kosovar dhe pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.  Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.