Një shtetas i Maqedonisë humb jetën në autostradën e Kosovës
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në autostradën Ferizaj- Prishtinë, ku një shtetas i Maqedonisë ka humbur jetën.
Autostrada Ferizaj-Prishtinë, 04.02.2022 – 15:40. Vozitësi mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut me automjetin e tij (kamion) dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

