Një shtetas i Serbisë arrestohet në kufi me 930 teste për COVID-19
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në vendkalimin kufitar në Muçibabë të Gjilanit me 930 teste për COVID-19. Rasti është cilësuar ‘kontrabandë me mallra’.
PKK. Muçibabë 04.11.2020-20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur dhe sekuestruar disa kutia me gjithsejtë 930 teste për Covid 19 dhe 21 copë ftohëse. Me vendim të prokurorit i është konfiskuar automjeti ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

