Një shtetas i Serbisë vdes në emergjencën e Malishevës

Një person, shtetas i Serbisë, ka vdekur në emergjencën e Malishevës, ku ishte dërguar në gjendje të rëndë. Rasti është hapur nga policia për hetim.

Rr. Adem Jashari, Malishevë 11.02.2022 – 07:45. Është raportuar se një mashkull shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në emergjence në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)