Një shtetas i Shqipërisë arrestohet për dhunimin e kosovares

Një shtetas shqiptar është arrestuar nën dyshime për dhunimin e një femre kosovare dhe është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Prishtinë 29.11.2020 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se para një muaj ka dhunuar seksualisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.