Një shtetas serb arrestohet në Maqedoni me 14 emigrantë kubanezë

Një i ri, shtetas serb, është arrestuar nga policia në Maqedoninë e Veriut (MV) pasi është kapur duke transportuar në mënyrë ilegale 14 emigrantë kubanez.

“Është privuar nga liria 19-vjeçari E.E. nga Republika e Serbisë, pasi në veturën Ford Galaxy, me targa të Shkupit, i janë gjetur 14 persona, shtetas të Kubës, dy prej të cilëve të mitur”, njofton MPB e Maqedonisë.