Një shtetas shqiptar arrestohet në Gjilan për ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’ dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjilan 04.01.2022 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që është takuar në shoqëri të viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).