Një shtetas shqiptar arrestohet në Kosovë me rreth 1 kg narkotikë

Policia e Kosovës, sot rreth orës 13:45, në Pikën e kalimit kufitar ‘Qafë Morinë’ në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë për në Republikën e Kosovës ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë, që e drejtonte A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë.

Pas përzgjedhjes së automjetit për kontroll nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin kishte futur substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth një kg.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar, thuhet në njoftimin e policisë. (Foto arkiv).