Një shtetas shqiptar vdes në spitalin e Pejës

Një shtetas i Shqipërisë ka vdekur në spitalin e Pejës, ku ishte përcjellë pas një vizite në gjendje të rënduar në QKMF në Deçan. Rasti po hetohet nga policia.

Deçan 29.10.2021-18:50. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është sjellë me gjendje të rënduar shëndetësore në QKMF Deçan, i njëjti më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja  e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.