Një shtetase të huaj i vidhen dokumentet personale, kartela bankare dhe një celular

Një shtetase e huaj në Prishtinë ka raportuar në polici humbjen e dokumenteve personale, kartelën bankare dhe një celular.

Rasti po trajtohet si vjedhje.

Prishtinë 23.09.2022-19:00.  Ankuesja femër shtetase e huaj e cila dyshohet se ishte në gjendje të dehur ka raportuar se, pasi kishte thirrur një veturë-taxi për të shkuar në banesën e saj, kur ka arritur te banesa ka vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone-13. Lidhur me rastin është informuar  prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në njoftimin e policisë.