Një spanjoll gjendet i vdekur në një hotel në Shqipëri
Mbrëmjen e djeshme, një 47-vjeçar spanjoll u gjet i vdekur në hotelin ku jetonte prej një muaji me shokun e tij.
ABC News bën me dije se dy shtetasit spanjoll kanë qenë të kontraktuar nga një firmë e huaj për të punuar për një firmë shqiptare që merrej kryesisht me panelet diellore.
Deri më tani janë marrë në pyetje disa persona, përfshirë edhe shokun e dhomës, teksa ky i fundit po mbahet në vëzhgim nga policia.
Pista kryesore që po hetohet është ajo e vetëvrasjes, por ka dyshime nga burime jo zyrtare se mund të jetë edhe vrasje.
Gjithçka ka ndodhur teksa spanjolli ka qenë duke bërë dush, ndërsa më pas është gjetur nga shoku i tij i dhomës, ka thënë në dëshminë e tij ky i fundit.
Pjesën më të madhe të dëmtimeve viktima i ka pasur në qafë dhe kjo përforcon më shumë pistën e vetëvrasjes.
Disa prej dëshmitarëve janë shprehur se spanjolli ditët e fundit ka shprehur disa shenja depresioni.r.t/abcnews.al

