Një të dyshuari për ‘shmangie nga tatimi’ i konfiskohen shtatë motora

Një personi në fshatin Pogragjë, komuna e Gjilanit, i janë konfiskuar shtatë motora, nën dyshimin për ‘shmangie nga tatimi’, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

SHMANGIE NGA TATIMI: Fsh. Pogragje, Gjilan 05.10-2020 – 06:10. Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur shtatë motorra. Me vendim të prokurorit, automjeti dhe mall i dorëzohet Doganës së Kosovës, për procedura të mëtutjeshme.