Një tjetër foshnje me peshë mbi 6.5 kg lind në Kosovë
Një foshnje me peshë 6 kg e 500 gramë, i cili erdhi dje në jetë, nuk është tashmë rast i rrallë, sepse sot lindi një tjetër foshnje po në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, që peshon 6 kilogramë e 580 gramë.
Mjeku kujdestar, Naser Rafuna, për klankosova ka thënë se foshnja u lind me metodën e prerjes cezariane dhe është nga Prishtina.
“Po ka lindur një foshnje e gjinisë mashkullore, nëna ishte suedeze e martuar për një shqiptar. Foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nga Prishtina”.

