Një tjetër futbollist kosovar transferohet në Rumani
Klubi rumun Unirea Slobozia ka bërë një transfer të ri nga Kosova, duke nënshkruar me mesfushorin Valon Hamdiu. 27-vjeçari i ka bashkuar ekipit të Rumanisë si lojtar i lirë pas një periudhe huazimi te Schaffhausen nga Bellinzona.
Ky transfer është një hap i ri në karrierën e Hamdiut, pasi është hera e parë që ai largohet nga Zvicra. Hamdiu, i cili ka luajtur më parë për Winterthur, Willin dhe Stade-Lausanne, është vlerësuar si një nga talente më të njohura të futbollit zviceran.
Ish-lojtari i Përfaqësueses U21 të Kosovës do të përbëjë një nga shumë lojtarët shqiptarë që do të paraqiten në edicionin 2025/2026 në elitën e futbollit rumun, duke e pasuruar këtë kampionat me eksperiencën dhe talentin e tij.


