Një tjetër humbje dëshpëruese e Kosovës në Ligën e Kombeve
Kosova ka shënuar një tjetër humbje dëshpëruese në Ligën e Kombeve, kësaj here nga Sllovenia, një skuadër me përvojë, por jo edhe me cilësi superiore ndaj kombëtares sonë.
Kombëtarja jonë humbi 0-1 nga Sllovenia, në ndeshjen që u zhvillua pa shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinb.
Për sllovenët shënoi Haris Vuckic (22). Kosova tentoi disa herë të gjejë golin e barazimit, përmes Zenelit, Celinës apo edhe Paçaradës, por nuk ia doli asnjëherë ta mposht portierin Oblak.
Kjo është ndeshja e gjashtë me radhë që Kosova nuk fiton. Pas kësaj humbje, Kosova ka vetëm një pikë në Grupin e saj në Ligën e Kombeve.

