Një tjetër takim pa marrëveshje
Një tjetër takim pa marrëveshje ka përfunduar para pak qastesh mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Pas takimit u prononcuan zyrtarët e lartë të dy partive, Avdullah Hoti e Glauk Konjufca.
Ata kanë deklaruar para gazetarëve se nuk kanë ardhur deri te një konkludim dhe se janë pajtuar që duhet akoma takime deri te marrëveshja formale.
Në taborrin e LDK’së, Isa Mustafën e shoqëruan Lutfi Haziri e Agim Veliu, por mungoi nënkryetarja tjetër Vjosa Osmani.
Zgjedhjet e jasshtëzakonshme u mbajtën më 6 tetor dhe fituese doli Lëvizja Vetëvendosje, me një përqindje të vogël karshi LDK’së, e cila doli e dyta./MediaFokus/

