Një tufë qensh futen në një lokal në Prishtinë (Video)

Një video e çuditshme është publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, në Facebook.

Në këtë video që thuhet se është realizuar në Rrugën B, shihen disa qenë duke u futur në një lokal që ndodhet në këtë pjesë të Prishtinës.

“Kryetar Perparim Rama, mendoj qe situata është shqetësuese tash e një kohë dhe duhet të ndërmerren masa. Ku janë premtimet dhe strategjitë për strehimoret? Rruga B”, thuhet në përshkrimin e videos.