Një turist polak në Ksamil futet në det dhe nuk del më

Një pushues polak është raportuar sonte i zhdukur, pasi ai është futur në det dhe nuk ka dalë më, raporton abc.news.al

Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.